Ballina Lajme Bota/Rajoni Fotot/ Britanikët nuk luftojnë më për letra higjienike, boshatisen dyqanet me alkool

Fotot/ Britanikët nuk luftojnë më për letra higjienike, boshatisen dyqanet me alkool

24
SHPËRNDAJE

Shishet e alkoolit nëpër supermarkete apo dyqane po blihen nga njerëz në panik, pasi autoritetet shtetërore në Britaninë e Madhe vendosën që të mbyllnin pabet, lokalet dhe restorantet në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Kështu, letrat higjienike nuk janë më të preferuarat e britanikëve, të cilët duan me patejtër alkool dhe dalin me nxitim dyqaneve për të blerë sa më shumë rezerva.

Jo vetëm në Londër, por edhe në qytetet e tjera të mëdha angleze vihet re ky fenomen. Britanikët kanë krijuar rezerva me gjërat më thelbësore, e sigurisht alkooli është një prej tyre.

Deri më tani, numri i të infektuarve në Angli është 4 mijë, kurse i të vdekurve 178.

Autoritetet kanë kritikuar njerëzit që dalin e blejnë gjithçka në supermarkete, duke bërë kështu që shtetas të tjerë që punojnë në sistemin shëndetësor apo punë të tjera, të ngelin pa blerë, duke qenë se e kanë të pamundur që të jenë në supermarkete, kur ka artikuj në rafte.

-----