Ballina Sport FOTOT: 50 vite nga “ndeshja e shekullit”, që ndryshoi përgjithmonë boksin dhe...

FOTOT: 50 vite nga “ndeshja e shekullit”, që ndryshoi përgjithmonë boksin dhe botën

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Ishte ndeshja të cilën askush nuk donte ta humbiste. Frank Sinatra mori një akreditim si fotograf i revistës “Life”, për të mos munguar në “Madison Square Garden” të Nju-Jorkut më 8 mars 1971, ku dy gjigantët e boksit Joe Fraizer dhe Mohamed Ali, u përballën për titullin kampion të peshave të rënda.

Fraizer në atë kohë konsiderohej edhe “kampioni” i të bardhëve, ndërsa Ali, i konvertuar në mysliman, gjithmonë e më shumë ishte shfaqur në mbrojtje të të drejtave civile të njerëzve me ngjyrë.

E transmetuar në më shumë se 50 shtete, dhe e ndjekur nga më shumë se 300 milionë vetë në të gjithë botën, sfida do të ndryshonte përgjithmonë historinë e boksit profesionist. Ali vinte në këtë ndeshje me pretendimin se ishte ai kampioni i padiskutueshëm, pasi titullin ia kishin hequr jo në ring, por për refuzim të pjesëmarrjes në luftën e Vietnamit në vitin 1967. Në mungesë të Ali, Fraizer ishte shpallur kampion duke mundur Jimmy Ellis në vitin 1970.

Në 3 raundet e para, ishte Ali që dominoi me goditje të forta dhe të sakta, por gjërat ndryshuan me kalimin e minutave dhe në raundin e 14, Fraizer i jep një të majtë dhe Ali shtrihet në tapet. Kjo ishte humbja e parë për Ali që prej rikthimit, por që nga ai moment, Fraizer nuk do të fitonte dot më. Në dy takimet e radhës, në Nju-Jork në vitin 1974 dhe në Manila në vitin 1975, Ali do të triumfonte duke çimentuar vendin e tij në majën e boksit botëror.

Gjysmë shekulli më pas, dallimet mbeten

Në vitin 1966, lufta në Vietnam vijonte prej 5 vitesh dhe ushtria zgjeroi rekrutimin. Ali kërkoi të përjashtohej, por refuzimi i kushtoi 5 vite burg, heqjen e licencës për t’u ndeshur dhe një gjobë prej 10 mijë dollarësh.

“Pse duhet të më kërkojnë që të vesh uniformën, të shkojë mijëra kilometra larg shtëpisë sime dhe t’u hedh bomba njerëzve në Vietnam, kur të ashtuquajturit “zezakë” në Luisvill trajtohen si qen dhe u mohohen të drejtat themelore njerëzore”, deklaroi Ali asokohe. Amira Rose Davis, profesore e historisë në Universitetin e Pensilvanisë, thotë se shumë politikanë ishin të tmerruar nga Ali.

“Fraizer simbolizonte pjesën më konservatore të Amerikës”, kujton Davis. “Prandaj edhe në atë ndeshje tifozeria ishte pak a shumë e ndarë. Edhe Ali ishte i lumtur të futej në atë rol. Këdo që mbështeste Fraizer ai e konsideronte si përfaqësues të establishmentit, sikur ishte kundër barazisë dhe kundër drejtësisë”, thotë Davis.

Legjenda nuk shuhet

Pas 50 vitesh, legjenda e Ali vetëm sa është rritur. “Ai identifikohej si një person që jo vetëm i kushtonte vëmendje komunitetit të njerëzve me ngjyrë në SHBA, por edhe njerëzve të margjinalizuar në të gjithë botën”, thotë Davis për CNN. “Pak vetë e kuptojnë atë që ai bëri, duke dorëzuar titullin dhe famën në kulmin e karrierës, për të mbështetur diçka që mund t’i kushtonte mbylljen e saj”.

---- ----
----
-----
-----