Ballina Lajme nacionale FOTOLAJM/ Rruga në Kotë të Vlorës që në 1 vit “hëngri” dy...

FOTOLAJM/ Rruga në Kotë të Vlorës që në 1 vit “hëngri” dy koka kryetarësh

33
SHPËRNDAJE

Pasditen e sotme në një lagje të fshatit Mavrovë, të njësisë administrative Kotë në bashkinë e Selenicës u vra me armë zjarri kryetari i Njësisë Administrative, Argjil Gjoka.

57-vjeçari në fakt është i dyti kryetar i kësaj njësi që vritet me armë na harkun kohor të një viti dhe sipas dyshimeve të para është një rrugë ajo që i ka “ngrënë kokat” Argjil Gjokës dhe Fatmir Hodos.

Nga breshëria e plumbave është plagosur Arif Bejtaj, i cili ishte bashkë me viktimën në një automjet.

Ende nuk janë sqaruar rrethanat pse dy te rinj kur ka mbërritur kreu i njësisë kanë shtënë në drejtim të tij. Por, sipas policisë kryetari i njësisë administrative Kot, Argjil Gjoka ka shkuar për të kontrolluar punimet që po kryheshin në rrugët e këtij fshati.

Dyshimet bien pikërisht për rrugën që po behet në këtë fshat dhe zgjerimin e saj,e cila sipas policisë mund te jetë dhe shkaku i vrasjes, pasi është një investim disa milionë euro nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe konflikti e ka bazën te shpronësimet e banorëve, në pronat e të cilëve kalon ky aks.

-----