Ballina LifeBizare FOTOLAJM/ Bota magjike e kafshëve, kur “Mbreti i Pyllit” vendos të dremisë

FOTOLAJM/ Bota magjike e kafshëve, kur “Mbreti i Pyllit” vendos të dremisë

8
SHPËRNDAJE

Një luan në parkun Kombëtar të kafshëve të egra “Elizabeth” në Ugandë është fotografuar në një moment jo fort të përshtatshëm për “Mbretin e Pyllit”.

Pasi është ngjitur në një pemë me gjethe të mëdha që i bëjnë hije nën diellin përvëlues të pasdites, luani me një pozicion të pazakontë është shtrirë dhe ka marrë një sy gjumë.

Ai së bashku me dy luanesha është fotografuar nën degët e pemëve. Mashkulli është shtrirë porsi “njeri”, me trupin vendosur në dy degë, dhe këmbët e bishtin e tij që i mban të varura poshtë.

Luanët kanë tendencë të jenë më të rëndë se leopardët ose macet e egra, por këto luanë në Parkun e Mbretëreshës Elizabeth në Ugandë janë përshtatur dhe përdorin pemën t’u relaksuar.