Ballina Lajme Bota/Rajoni FOTO/ Zbulohen bazat e fshehta të Kim Jong-Un, por kanë një defekt...

FOTO/ Zbulohen bazat e fshehta të Kim Jong-Un, por kanë një defekt të madh

72
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Koreja e Veriut ka baza nëntokësore për nëndetëse, por ekspertët e sigurisë theksojnë se sistemi i tyre mbrojtës ka një të metë shumë të madhe.

Analisti Jacob Bogle ka analizuar pamjet satelitore dhe ka konstatuar se Peniani posedon objekte nëntokësore, në të cilat rimontohen apo mbushen me karburante anijet luftarake ku gjithashtu nga ky vend mund të lwshohen raketa.

Natyrisht që ndërtimi i tyre është zhvilluar në fshehtësi të plotë nën masa të rrepta të sigurisë. Bazat, ku njëra prej tyre gjendet një kilometër larg rezidencës private të Kim Jong-Un, gjithashtu shërben si strehë kundër armiqve. Megjithatë, Boggle pretendon se bazat fshehin një të metë të madhe.

“Kim Jong-Un ka investuar shuma të majme të parave për të modernizuar këto objekte, kurse në mbarë Korenë e Veriut mund të shihet se ka përparuar sektori i marinës. Megjithatë, duket se nuk kanë menduar shumë për hyrjet e këtyre bazave. Nëse ato i shkatërroni, shkatërrohet gjithçka që gjendet brenda”, ka shtuar analisti.

---- ---- ----
-----