
Detaje të reja janë zbuluar nga sulmi terrorist në Londër, ku mbetën të plagosur disa qytetarë, ndërsa policia ekzekutoi autorin.
Burri (i paidentifikuar ende) plagosi disa vetë (numri i saktë nuk dihet), derisa u qëllua me armë nga policia. Ky sulm ndodh vetëm pak muaj, pasi Londra edhe më herët ka qenë cak i sulmeve të ngjashme.
“Rrethinat janë duke u shqyrtuar. Ngjarja mund të jetë një sulm terrorist”, kanë deklaruar nga policia në kryeqytetin britanik. Në zonë mbërritën një sërë ambulancash, që morën të plagosurit dhe u dërguan në spital.
Një pjesë trafiku në Londër u bllokua për shkak të kësaj ngjarje. Banorët dhe kalimtarët tregojnë se skena ishte një tmerr e vërtetë.