Ballina Sport FOTO/ Suksesi i Shpresave zbulon dështimin e FSHF-së me talentet, gabimi në...

FOTO/ Suksesi i Shpresave zbulon dështimin e FSHF-së me talentet, gabimi në vlerësim po djeg brezat

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Suksesi mbresëlënës i përfaqësueses Shpresa ndaj Austrisë ka kthyer përsëri në plan të parë talentet që mund të dalin nga futbolli shqiptar, të cilët me pak mbështetje në klube e sidomos në ekipet kombëtare, mund të tregojnë vlerat e tyre më të mira.

Ndër 15 futbollistët që u aktivizuan ndaj Austrisë, vetëm Vrioni, Dobra e Bajrami nuk janë prodhim i klubeve apo akademive shqiptare, që tregon qartësisht se edhe duke monitoruar atë që ofron vendi ynë, mund të arrihen rezultate.

Në këtë aspekt, FSHF e fokusuar që të afrojë sa më shuëm emra nga jashtë pa asnjë kriter e duke përzgjedhur edhe nga kategoritë më të ulta para futbollistëve të vendit tonë, ka dështuar plotësisht.

Shifrat tregojnë me saktësi se si FSHF ka djegur mundësi për të arritur rezultate duke menduar vetëm për të afruar lojtarë nga jashtë kufinjve të vendit tonë, e injoruar atë që duhej të ishte baza e çdo kombëtareje.

Në hulumtimin e VIP Sport duke marrë për bazë ndeshjet zyrtare në kompeticionet e UEFA-s, rezulton se vetëm 2 nga lojtarët që kanë luajtur kundër Austrisë, G. Selmani e Pëllumbi, kanë luajtur ndeshje zyrtare me ekipin U17, ndërsa vetëm 6 prej tyre kanë luajtur me Shqpërinë U19. Vetëm Selmani është lojtar i cili ka qenë pejsë e të tre përfaqësueseve në ndeshje zyrtare.

Ndaj rezulton se në mënyrë të pabesueshme, 7 nga këta lojtarë nuk kanë luajtur ndeshje zyrtare me përfaqësueset shqiptare para se të vishnin fanellën e U21 (përjashtim bën Vrioni i cili ka qenë pjesë e Italisë), edhe pse disa prej tyre janë ende 19-vjeçarë. Kjo e bën suksesin ndaj Austrisë jo pjesë të një strategjie të menduar, por thjesht rezultat i rastësisë në krijimin e një grupi.

Kjo gjithashtu do të thotë se stafet teknike e skautët e FSHF në vitet e fundit nuk kanë bërë siç duhet punën e tyre, duke preferuar çfarëdo emri para elementëve që dukshëm kanë cilësi. Apo edhe fakti që për shembull Tuci, i cili luan prej dy vitesh në Kroaci, është nënvlerësuar nga përgjegjësit e ekipeve komëbtare apo skautët e FSHF-së, duhet të vërë në mendime institucionin e futbollit. Në këtë mënyrë po digjen breza të tërë futbollistësh e po i hiqet mundësia kombëtareve tona të moshave të përfaqësohen sa më denjësisht në arenën ndërkombëtare. Rezultatet turpëruese të shumë prej tyre në vitet e fundit janë prova më e qartë. /E.Kuka/

---- ----
-----