Ballina Showbiz FOTO/ Shtatzënë për herë të parë, mamaja e Turit nuk kursen fjalët...

FOTO/ Shtatzënë për herë të parë, mamaja e Turit nuk kursen fjalët e ëmbla për Orindën

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Orinda Huta dhe Turjan Hysko janë një ndër çiftet më të dashur nga publiku shqiptar. Ata shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmin e ëmbël e konfirmoi vetë çifti përmes disa fotografive të postuara në Instagram.

Ndërsa më vonë, Orinda zbuloi edhe gjininë e bebushit që po presin të vijë në jetë dhe bëhet fjalë për një vajzë. Gjatë kësaj periudhe, moderatorja nuk nguron të publikojë foto nga më të ndryshmet, ku padyshim bie në sy nuri i shtatzënisë.

Së fundmi, ajo ka postuar në Instagram ca foto, ku shfaqet me qenushen e saj pranë detit.

“Me gocat e mia”, ka shkruar Orinda krahas postimit të saj, ndërsa vëmendjen e merr komenti i vjehrrës së saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Orinda Huta (@orindahuta)

“Gocat e nënës”, shkruan mamaja e Turit duke treguar kështu marrëdhënien e afërt dhe mbështetjen që i jep nuses në këtë periudhë të veçantë./abcnews.al

The post FOTO/ Shtatzënë për herë të parë, mamaja e Turit nuk kursen fjalët e ëmbla për Orindën appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----