
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka shtuar një tatuazh të ri në trup. Ky tatuazh mund të jetë më i veçanti nga të gjithë ata që ka në trup, pasi është tatuazhi i saj i parë në shqip.
Këngëtarja 29-vjeçare publikoi të premten në mbrëmje disa fotografi, duke treguar se kishte realizuar këtë tatuazh në qafë.
Në mbishkrimin e fotografisë, artistja shqiptare bëri të ditur se arsyeja e realizimit të këtij tatuazhi kaq të veçantë, është fakti se nëna e saj, Vera, e thërriste “zogu i mamit”, kur ajo ishte e vogël.