Ballina Lajme Bota/Rajoni Foto që po bën xhiron e botës, Spanja me spitalin më të...

Foto që po bën xhiron e botës, Spanja me spitalin më të madh në Evropë për 5500 pacientë

119
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Spanja është vendi i dytë në Evropë me numrin më të madh të viktimave dhe të të infektuarve me koronavirus. Për këtë arsye, autoritetet policisore dhe ushtarake kanë marrë masë ekstreme për të izoluar popullsinë, ndërsa autoritet shëndetësore po ngrenë një spital të llojit më të veçantë në Evropë me rreth 5500 shtretër për pacientët e prekur nga virusi vdekjeprurës.

Ushtarët ndihmuan në lëvizjen e 200 pacientëve pak para mesnatës nga spitalet e zonës në qendrën e konferencës IFEMA, ku janë ngritur 1.300 shtretër spitalor, tha qeveria rajonale e Madridit në një deklaratë.

----

Spitali i improvizuar do të marrë gjithsej mbi 300 pacientë me koronavirus këtë fundjavë, tha drejtori i objektit, Antonio Zapatero, në një intervistë për gazetën e përditshme El Mundo.

Spitali në terren do të ketë 5,500 shtretër pasi të plotësohet plotësisht, përfshirë 500 prej tyre do të kenë njësi të kujdesit intensiv.

Në Spanjë deri tani janë 1700 viktima nga koronavirusi, ndërsa numri i të prekurve ka shkuar mbi 28 mijë. Me këtë bilanc Spanja është vendi më i goditur në Europë pas Italisë.

Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 12,944 persona dhe të infektuar janë rreth 300 mijë të tjerë, por 91,954 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Europë, Italia ngelet një nga vendet më të prekura, dhe numri i personave që po humbin jetën rritet ndjeshëm çdo ditë. Deri më tani në Itali kanë humbur jetën 4,825 persona, ndërsa numri i të infektuarve nuk po njeh limit duke arritur shifrën e 42.681 personave.

----- ----