Ballina Lajme Bota/Rajoni FOTO/ Putin mban premtimin, momenti kur avioni i trembëdhjetë rus ulet në...

FOTO/ Putin mban premtimin, momenti kur avioni i trembëdhjetë rus ulet në Itali

41
SHPËRNDAJE

Avioni i 13-të rus Il-76 u ul mbrëmë në Romë me trupa dhe pajisje ndihme në luftën e vendit kundër epidemisë së koronavirusit, njoftoi ministria ruse e mbrojtjes.

Pjesa tjetër e avionëve ishin ulur gjatë ditës pas mbajtjes së konsultimeve mes vendeve për mënyrën e përdorimit të pajisjeve ruse në luftën kundër virusit.

Specialistët rusë do të nisin programet e dezinfektimit dhe parandalimit menjëherë pas koordinimit të hapave me autoritetet lokale.

Fillimisht rreth 100 ekspertë rusë ushtarakë dhe virologjie u dislokuan në bazën ajrore italiane Pratica di Mare, të cilët u pritën nga ministri i jashtëm Luigi Di Maio.

Zhvillimi erdhi pas një bisede telefonike të shtunën mes presidentit Vladimir Putin dhe kryeministrit italian Giuseppe Conte për mundësinë e asistencës ndaj Italisë që po përballet me pasoja të rënda nga epidemia.

-----