
Një Ferrari e rrallë F40 me vlerë 1 milionë paund është shkatërruar plotësisht, pasi u përfshi nga flakët.
Pamjet e publikuara nga mediat e huaja tregojnë se si makina super luksoze digjet në mes të Monte Carlos.
Makina sportive Ferrari F40 është një nga 1311 ekzemplarët e prodhuar duke nisur nga fundi i viteve ’80. Ajo cilësohet një nga makinat e rrugës më të shpejtat në histori.