Ballina Lajme Bota/Rajoni FOTO/ Njerëzit duke qarë në rrugë, si u përjetua vdekja e legjendës...

FOTO/ Njerëzit duke qarë në rrugë, si u përjetua vdekja e legjendës Kobe Bryant

39
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Është konfirmuar zyrtarisht se deri më tani nëntë persona kanë mbetur të vdekur nga rrëzimi i helikopterit, aty ku ishte edhe Kobe Bryant.

Legjenda e basketbollit ishte duke shkuar me vajzën e tij Gianna Mari për të parë një ndeshje basketbolli në momentin që ra helikopteri.

Rrjetet sociale u pushtuan me postime pikëlluese, kur u mësua lajmi se Kobe Bryant ka ndërruar jetë.

Njerëz të shumtë u parë rrugëve duke qarë, ndërsa nuk munguan edhe ngushëllimet nga kolegë, miq e të njohur të basketbollistit legjendar.

Mesazhe ngushëllimi kanë mbërritur dhe nga presidenti Donald Trump, e gjithë shoqata e lojtarëve profesionistë të basketbollit në SHBA u shpreh se anëtaret e saj ndihen të shokuar e realisht të shkatërruar nga ky lajm.

Ngushëllime mbërritën deri edhe nga kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, teksa atletë nga e gjithë bota, përfshirë Shaquille O’Neal, kanë përcjellë dhimbjen e tyre në Twitter.

---- ----
----
-----
-----