Ballina Lajme Bota/Rajoni FOTO/ Londra ndërton spitalin gjigant për pacientët me koronavirus

FOTO/ Londra ndërton spitalin gjigant për pacientët me koronavirus

30
SHPËRNDAJE

Mbi 9000 persona që kanë rezultuar pozitivisht për koronavirus janë duke u trajtuar në spitalet në të gjithë Anglinë.

Simon Stevens zbuloi numrin e madh gjatë një vizite në spitalin e ri të ngritur në Londër, i cili është ndërtuar brenda qendrës ExCel.

Mbi 1000 persona kanë humbur jetën në Britaninë e Madhe nga koronavirusi. Rastet e konfirmuara janë mbi 17 mijë.

Më herët, përmes një letre për 30 milionë familjet në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri Boris Johnson paralajmëron se gjërat do të përkeqësohen para se të bëhen më mirë.

Johnson, i cili është në vetizolim pasi rezultoi i prekur nga Covid-19, paralajmëroi kufizime edhe më të rrepta nëse do të jetë e nevojshme.

-----