
Për shkak të frikës nga koronavirusi, qeveria e Holandës ka urdhëruar edhe mbylljen e “lagjies me drita të kuqe”. E njohur si një prej zonave të të frekuentuara nga turistët, ajo përbënte një rrezik të madh për përhapjen e COVID-19.
Ky vendim i qeverisë ka sjellë pakënaqësi te prostitutat, të cilat kanë kërkuar që të financohen, pasi nuk kanë mënyrë tjetër për t’I siguruar të ardhurat.
Prostitucioni është i ligjshëm në Amsterdam dhe punonjëset e seksit janë tatimpaguese të vetëpunësuara.
Ndërkohë, për sa I përket rasteve me koronavirus, në Holandë raportohet se 24 persona kanë humbur jetën, ndërsa numri I të infektuarve u rrit me 1500 ditën e djeshme.