Ballina Lajme Bota/Rajoni FOTO/ Kjo është ish e dashura e Kim Jong-Un, që diktatori nuk...

FOTO/ Kjo është ish e dashura e Kim Jong-Un, që diktatori nuk e vrau dot

62
SHPËRNDAJE

Nuk ndalen sulmet e mediave të huaja ndaj diktatorit Kim jong-Un. Së fundmi ata kanë risjellë në vëmendjen mizorinë e tij, duke treguar se si ai urdhëroi ekzekutimin e ish të dashurës, për shkak të një kasete me përmbajtje provokuese.

Hyon Sol Wol ishte ylli në ngjitje i Koresë së Veriut, një këngëtare në Orkestrën Unhasu, një entitet i njohur i njohur jashtë vendit. Fama e saj arriti kulmin në 2005. Midis 2000-2006, i riu Kim Jong pati një lidhje me të, derisa babai e tij e hoqi nga orkestra për t’i ndarë.

Pasi Hyon dhe Kim ndërprenë marrëdhëniet, Hyon u transferua dhe u martua me një oficer ushtarak dhe pati një fëmijë. Miëpo thuhet se Kim dhe Hyon mund të kenë rinisur fshehurazi lidhjen e tyre në 2011.

Ndërsa, më 17 gusht të po atij viti, u raportua se ajo dhe 11 të tjerë u pushkatuan nga Kim Jong-Un me pretendimin se kishin bërë një kasetë me skena seksi që ishte kontrabanduar në Kinë. Familjarët e të vrarëve u dërguan të gjithë në “kampe speciale” për riedukim.

Mirëpo, në mars të një viti më parë ajo u shfaq në mënyrë të befasishme në publik në krah të diktatorit, duke i lënë të gjithë pa fjalë. Vajza ishte gjallë, duke shtuar edhe më tepër misterin.

-----