Ballina Sport FOTO/ Ja si duket në burg Ronaldinho

FOTO/ Ja si duket në burg Ronaldinho

147
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

48 orë pasi u arrestua në kryeqytetin e Paraguait, Asunción, del imazhi i parë i Ronaldinhos në burg. Hernán Rodríguez, një gazetar i rrjetit “Unicanal”, ka shpërndarë foton e parë të Gáuchos në izolim, pasi u kap me pasaportë të falsifikuar bashkë me vëllanë e tij.

Ronaldinho dhe vëllai i tij Roberto u transferuan në një burg në Asunción, të shtunën, pas urdhrit të ndalimit ​​të nënshkruar nga një gjykata.

Vëllezërit po mbahen në një sektor në katin e fundit të ndërtesës kryesore që strehon oficerët e policisë me procese gjyqësore, si dhe politikanë të ndjekur penalisht për korrupsion apo trafikantë droge.

Sipas raportime të ndryshme të medieve lokale, gjykatësi Clara Ruíz Díaz, vendosi këtë mase për shkak të rrezikut të arratisjes së Ronaldinhos gjatë procesit të hetimit.

---- ----
----
-----
-----