Ballina Lajme Bota/Rajoni FOTO/ Italia nuk ja del e vetme, mbërrijnë nga Kina pako dhe...

FOTO/ Italia nuk ja del e vetme, mbërrijnë nga Kina pako dhe 9 mjekë të specializuar  

74
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një Airbus A-350 i Kinës arriti në Romë nga Shanghai, me ndihma për koronavirusin. Së bashku me pajisjet mjekësore, zbarkuan në Itali edhe 9 mjekë të specializuar në luftën kundër koronavirusit.

Grupi përbëhej nga mjekë të rëndësishëm kinezë, të cilët menaxhuan urgjencën e koronavirusit në Kinë.

Italia thyen kuotën dramatike të 1010 të vdekurve si pasojë e koronavirusit, vendi i dytë pas Kinës në këtë klasifikim makabër.

Të dhënat e shpërndara dje nga institucionet zyrtare flasin për një rritje të konsiderueshme për ditën e djeshme, me 15113 të prekur nga shpërthimi i pandemisë.

Lajmi i mirë vjen nga të shëruarit, 1258, ndërkohë që të shtruarit në terapi intensive janë ende 1153.

---- ----
----
----- ----
-----