Ballina Lajme nacionale Foto, fletore, shumë kujtime, ja çfarë u gjend nën rrënojat e Thumanes

Foto, fletore, shumë kujtime, ja çfarë u gjend nën rrënojat e Thumanes

23
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Shqipëria po mundohet të rimëkëmbet nga trgjedia e fundit.

Fletore ku shkruhen bukur detyrat e nxënësve, dëftesa shkolle, rroba e lodra fëmijësh, është gjithë sa ka mbetur nën rrënojat e tërmetit të pabesë, që goditi vendin orët e para të mëngjesit të së martës, ditë që do të mbetet gjatë në kujtesë.

Lëkundjet e forta, prenë në mes jetën e 51 personave ndërsa te shumë të tjerë e ndryshoi përjetësisht rrjedhën e saj, por te të gjithë ora 03.54 e 26 nëntorit 2019 do të skalitet në kujtesë.

Foto kujtime të ruajtuara me fanatizëm nga familjarët, tashmë ndodhen nën rrënoja të shkaktuara nga lëkundjet e fuqishme të 26 nëntorit. Gazetari Enrik Mehmeti, sjell përmes këtij foto albumi, një nga ata që kurrë e askush nuk do të kishte dashur të shkrepë, dhimbjen e lënë pas nga forca e natyrës në FThumanë.

51 persona humbën jetën si pasojë e tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit,ndërsa qindra të tjerë u plagosën. Mijëra qytetarë të prekur nga tërmeti kanë mbetur të pastrehë, disa prej tyre të sistemuar nëpër hotole, pranë të afërmve, qendra sociale apo në çadrat e ngritura për t’iu ardhur në ndihmë.

---- ----
----
-----
-----