
Ivanka Trump u përball me një zemërim të madh të njerëzve sot në mëngjes, pasi u zbulua se kostoja e makinave me qira të përdorura gjatë dy ditëve në Davos, kishte kapur shifrën e 34 mijë dollarëve.
Vajza e presidentit amerikan u vu në qendër të kritikave nga ndjekësit e mediave sociale për luksin e shfrenuar.
Mirëpo, zemërimi arriti kulmin kur u zbulua se e gjithë kostoja e administratës gjatë dy ditëve në Davos, kishte arritur në më shumë se 4 milionë dollarë.
Ivanka nuk u shqetësua shumë për kritikat, por vazhdoi angazhimin e saj në mënyrë dinjitoze. Ajo “marrosi” të gjithë të pranishmit me veshjen dhe hijeshinë e saj.