Ballina Lajme Bota/Rajoni FOTO/ Çfarë ndodh brenda tregjeve të tmerrshme të Kinës, ku sëmundje të...

FOTO/ Çfarë ndodh brenda tregjeve të tmerrshme të Kinës, ku sëmundje të tjera mund të infektojnë botën

134
SHPËRNDAJE

Që pas shpërthimit në Kinë në muajin dhjetor, koronavirusi ka prekur të gjitha kontinentet përveç Antarktidës, si dhe ka detyruar qeveritë të marrin masa ekstreme për të frenuar përhapjen e tij.

Por, ky nuk është virusi i parë vrasës që la mijëra të vdekur në vazhdën e tij dhe me siguri nuk do të jetë as i fundit.

Për dekada të tëra, sëmundjet kanë dalë nga pikat e nxehta dhe burimi shpesh herë ka qenë Kina.

Kombi komunist është shtëpia e 1.4 miliardë njerëzve dhe shumë e blejnë mishin e tyre në të ashtuquajturat “wet markets”.

Këto tregje, sipas mediave të huaja mbajnë erë të keqe, kanë kafshë nga më të ndryshmet dhe aty ndodhen viruse të reja që zhvillohen dhe transmetohen te njerëzit. Për fat të keq, pasojat e këtyre viruseve janë vdekjeprurëse.

-----