Ballina Lajme Bota/Rajoni FOTO/ Bie në pranga Ronaldinjo, ja pse u arrestua legjenda e futbollit

FOTO/ Bie në pranga Ronaldinjo, ja pse u arrestua legjenda e futbollit

80
SHPËRNDAJE

Ish-ylli i futbollit botëror Ronaldinjo është arrestuar së bashku me vëllain e tij në Paraguaj pasi kishin hyrë në këtë shtet me pasaporta të falsifikuara.

Mediat botërore raportojnë se ish-kampioni i botës me Brazilin në vitin 2002 kishte manipuluar kombësinë në pasaportë duke u identifikuar si paraguajan. Ai ishte ftuar nga një biznesmen për të marrë pjesë në përurimin e kazinosë që do të çelej nga ky i fundit.

Prej disa vitesh ish-ylli i Barcelonës ka patur probleme me ligjin në atdhe. Ish- kampioni i botës nuk ka një pasaportë braziliane për shkak të një dënimi në vitin 2018. Ai u dënua me gjobë 8.5 milionë dollarë si dhe iu ndalua dalja nga Brazili.

----- ----- ----- -----