Ballina Lajme Bota/Rajoni FOTO/ Arrestohet për mashtrim modelja e njohur

FOTO/ Arrestohet për mashtrim modelja e njohur

16
SHPËRNDAJE

Modelja Luisa Kremleva, e njohur për pjesëmarrjet e saj në programe të ndryshme televizive, në qershor të vitit 2017 denoncoi futbollistin Theo Hernández (lojtar i Milanit, në atë kohë te Reali) për sulm seksual në një diskotekë në Marbella.

Denoncimi nuk u hodh poshtë pasi kishte dyshime që ishte e sajuar. Dyshimet u konfirmuan dhe sikurse raporton “Diario Sur”, Gjykata e Marbellas ka urdhëruar arrestimin e modeles. Luisa u ndalua të hënën e kaluar nga policia, ndërsa gjykatësi i komunikoi akuzën.

Ne denoncimin e saj, modelja pretendonte se kishte qenë me futbollistit në një klub nate dhe më pas ishin larguar me makinën Porche Cayenne të futbollistit, ku kishin nisur të kryenin marrëdhënie seksuale.

Në një pikë, modelja pretendon se kishte kërkuar që të Theo të ndalte, por ai kishte refuzuar. Luisa këmbëngulte se kishte bërë luftë me të në makinë, sepse ai kërkonte me ngulm marrëdhënie seksuale, por kur e pa që ajo nuk kishte ndërmend të hiqte dorë nga rezistenca, e hodhi jashtë makinës.

Pavarësish akuzës së rëndë, policia nuk e arrestoi futbollistin, përkundrazi, dy ditë më vonë, çështja u arkivua.

Pas denoncimit të Kremlevas dolën në dritë informacione të tjera, sipas të cilave gruaja e re kishte bërë edhe tre denoncime të tjera të ngjashme për dhunë seksuale për tre persona të tjerë në të njëjtin stacion policie. Agjentët e policisë dolën në përfundimin se Luisa kishte kontradikta në deklarimet e saj, duke vërtetuar se akuzat ishin të rrema.

-----