Ballina Sport Formacioni më i shtrenjtë U-21 në Serie A, Kumbulla mes talenteve më...

Formacioni më i shtrenjtë U-21 në Serie A, Kumbulla mes talenteve më të spikatur!

12
SHPËRNDAJE

Është edhe Marash Kumbulla në formacionin e futbollistëve më të shtrenjtë të Serie A për moshën deri në 21-vjeç të publikuar nga transfermarkt.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare i cili vlerësohet 25 milionë euro nga faqja e specializuar është vendosur në qëndër të prapavijës në një 11-she që ka një vlerë totale prej 468 milionë eurosh.

Më i shtrenjti i këtij formacioni është shoku i repartit të Kumbullës, holandezi i Juves De Ligt që aktualisht është i dëmtuar por që vlerësohet 70 milionë euro, i ndjekur nga Donnarumma me 60 milionë euro, Hakimi e Osimhen nga 50 milionë euro, Kulusevski, Zaniolo e Bastoni nga 45 milionë euro, Tonali e Leao respektivisht nga 32 dhe 28 milionë euro ndërsa vlerën më të ulët e ka Elmas me 18 milionë euro.

Marash Kumbulla i ka bërë një fillim të shkëlqyer këtij sezoni me Romën teksa ka arritur të realizojë dhe 2 gola një ndaj Young Boys në Europa League dhe një ndaj Milanit në kampionat.

 

-----