Ballina Sport Formacionet zyrtare, Shqipëri-Bjellorusi/ Reja ul në stol Uzunin dhe Kallakun, Doka dhe...

Formacionet zyrtare, Shqipëri-Bjellorusi/ Reja ul në stol Uzunin dhe Kallakun, Doka dhe Laçi titullar

19
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Shqipëria luan ndaj Bjellorusisë shanset për të zënë vendin e parë në Ligën e Kombeve, teksa së fundmi janë zbuluar edhe formacionet zyrtare. Trajneri Edi Reja ka bërë disa lëvizje nga ndeshja e kaluar me Kazakistanin.

Ndryshime të cilat janë të detyruara, por edhe zgjedhje teknike e italianit.

Kështu, Reja ka ulur në stol Uzunin i cili në ndeshjen e fundit ishte jashtë rolit të tij duke u aktivizuar si anësor me detyra si sulmuese ashtu edhe mbrojtëse dhe sot i ka dhuruar një fanellë titullari Memollës, i cili është më natyral në atë rol.

Ndërkaq, në stol ka përfunduar edhe Kallaku, teksa rikthehet nga minuta e parë Gjasula.

Sa i përket të pezulluarit Abrashi, ai do të zëvendësohet nga ana e Laçit, ndërsa Albi Doka starton në vend të Hysajt i cili ka rezultuar me COVID.

---- ---- ----
-----