Ballina Sport Formacionet zyrtare, Kazakistan-Shqipëri/ Reja nuk i ndahet 3-5-2, debutojnë Kumbulla dhe Kallaku

Formacionet zyrtare, Kazakistan-Shqipëri/ Reja nuk i ndahet 3-5-2, debutojnë Kumbulla dhe Kallaku

27
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Shqipëria zbret sot në fushë teksa luan në transfertë ndeshjen e tretë në grup në kuadër të Ligës së Kombeve përballë Kazakistanit në transfertë. Pak orë para fillimit të sfidës, trajneri Edi Reja ka zyrtarizuar edhe 11-tëshen që do të zbresë në fushë për të synuar tre pikët. Italiani vazhdon t’i qëndrojë besnik skemës së tij të preferuar 3-5-2.

Berisha zëvendëson Strakoshën dhe merr shiritin e kapitenit në mungesë të Elseid Hysaj, pozicionin e të cilit në këtë sfidë do ta marrë Federik Veseli. Sakaq, në treshen e mbrojtjes do të debutojë Marash Kumbulla, teksa përkrah do të ketë Gjimshitin dhe Dermakun.

Ndërkohë, në mesfushë një fanellë titullari për herë të parë i është besuar Sherif Kallakut për të cilin pritshmëritë janë të mëdha. Përkrah talentit të Lokomotivës së Zagrebit janë edhe Bare me Abrashin, ndërsa në të majtë vepron Trashi. Në sulm nuk ka surpriza dhe do të jetë dyshja Manaj-Broja.

Formacionet:
Kazakistani: Pokatilov, Bistrov, Marokin, Jerlanov, Kerimzhanov, Sujumbajev, Kuat, Tagybergen, Abiken, Zainutdinov, Aimbetov
Shqipëria: Berisha, Kumbulla, Gjimshiti, Dermaku, Veseli, Kallaku, Abrashi, Bare, Trashi, Broja, Manaj

---- ----
----
----- ----
-----