Ballina Lajme nacionale Forca të mëdha të policisë në Mitrovicë dhe Vushtrri, çfarë po ndodh...

Forca të mëdha të policisë në Mitrovicë dhe Vushtrri, çfarë po ndodh atje ?

17
SHPËRNDAJE

Policia është në aksion këtë mbrëmje.

Një aksion policor është në Komunën e Mitrovicës dhe Vushtrrisë, shkruan Indeksonline.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline Daut Hoxha, zëdhënës i PK –së.

Ai ka thënë se në këtë aksion janë duke u bastisur disa lokale të qytetit ku dyshohet se po ushtrohen

vepra të ndryshme penale, përfshirë edhe lojërat e fatit.

“Policia e Kosoves në vazhdimësi ka punuar dhe po punon me perkushtim ne parandalimin dhe luftimin e dukurive negative ne vend, veprave të ndryshme penale, perfshire edhe lojrat e fatit. Ju konfirmoj se ne kete fazë eshte duke u implementuar nje plan operativ në disa lokacione ne Vushtrri, ndersa detaje tjera tani për tani nuk mund te behen te ditura deri ne implementimin e plotë të këtij plani policor”, ka thënë ai.