Ballina Sport “Football Leaks”, bashkëpunimi Real-Ronaldo për të shmangur taksat

“Football Leaks”, bashkëpunimi Real-Ronaldo për të shmangur taksat

20
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Marrëdhënia e Cristiano Ronaldos me Real Madridit dhe problemet me Thesarin Spanjoll, vazhdojnë të jenë temë debati edhe tri vite, pas largimit të tij. Gazeta dixhitale “infoLibre” ka zbuluar një kapitull të ri të parregullsive të pesë herë fituesit të “Topit të Artë” në lidhje me marrëdhënien e punës me Real Madridin.

Sipas informacionit të medias së lartpërmendur, bazuar në hetime të ndryshme, të inkuadruar nën hetimin e “Football Leaks”, faqja në internet që ka nxjerrë në publik dokumentacionin e pretenduar të kontratave, kostot e transferimeve dhe pagave të futbollistëve të njohur, CR7 nënshkroi dy letra, që mbrojnë pagën e tij kundër veprimeve të Thesarit.

“InfoLibre” kujton se ky lloj veprimi është i ndaluar, sipas Statutit të Punëtorëve. Gjithashtu, zbulohet se Cristiano Ronaldo ishte i vetmi lojtar, të cilit Real Madridi supozohet se i shkruajti një letër dëmshpërblimi tatimor, e cila i garantonte atij një pagë neto, pavarësisht nga kërkesat e mundshme të arkave publike të Spanjës.

Ky portal ka zbuluar se lojtarë të tjerë, të tillë si Bale, i kërkuan Real Madridit një klauzolë “dëmshpërblimi të përgjithshëm të taksave”, pa e marrë atë. Kjo thuhet në dokumentet e “Football Leaks”, të shpërndara nga “Der Spiegel” dhe “infoLibre” si partner.

Nga ana e tij, Cristiano Ronaldo u largua nga Spanja në vitin 2018 për të nënshkruar me Juventusin, në mes të një ambienti të komplikuar për shkak të llogarive të tij me thesarin spanjoll. Gjyqi që kishte me autoritetet tatimore spajnjolle u vulos në janar 2019. Në të, sulmuesi portugez ratifikoi paktin që kishte arritur me Thesarin Spanjoll muaj më parë, në të cilin zëvendësoi dënimin me 2 vite burg me pagimin e një gjobe prej 360.000 euro.

---- ----
----
-----
-----