Ballina Lajme nacionale Fonshnja dy muajshe ishte në vendin ku kosovari dyshohet se privoi nga...

Fonshnja dy muajshe ishte në vendin ku kosovari dyshohet se privoi nga jeta gruan dhe shoqëruesin e saj

52
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani

Mbrëmë në qytetin Iserlohn është raportuar se një burrë 43-vjeçar ka goditur me mjet të mprehtë një grua 32-vjeçare dhe një burrë 23-vjeçar.

Mediat gjermane kanë shkruar se dorasi dyshohet të jetë kosovar. Ndërkaq sot, nga mediat lokale në qytetin Iserlohn të Gjermanisë, janë dhënë detaje nga kjo po që po cilësohet si vra sje e dyfishtë, shkruan Insajderi.

IKZ-online.de, ka raportuar se një gruaja ka lënë pas një foshnje dy muajsh. Kundër të dyshuarit kosovar rasti po hetohet si rast i dyshimtë, pasi që, ky i fundit privoi nga jeta edhe shoqëruesin e ish-gruas së tij.

Në kohën e krimit, foshnja ishte në automjetin e nënës. Sipas autoriteteve, vajza u dërgua në spital pa dëmtime dhe tani është nën kujdestarinë e zyre se mirëqenies së fëmijëve. Kjo gazetë ka raportuara se autopsia tregoi se të dy viktimat vdiqën nga dëmtimet e shumta . Sipas hetuesve, arma që përdori ishte një mjet i mprehtë.

Sipas dëshmitarëve të rastit, të cilët kanë dëgjuar klithma duke thënë thirrni policinë, thuhet se i dyshuari qëndroi në vendin e krimit me qetësi të plotë.

“Në një moment, vrasësi i përgjakur me qetësi u ul midis vendit të biçikletave sikur të kishte bërë punën e tij”, ka thënë një pronar i dyqanit të lotove aty ku ndodhi ngjarja.

-----