Ballina Sport Fonseca i mbyll derën Interit: Dzeko është lojtari ynë

Fonseca i mbyll derën Interit: Dzeko është lojtari ynë

8
SHPËRNDAJE

Edin Dzeko është i paqartë për të ardhmen, ai nuk ka vendosur akoma nëse duhet të qëndrojë apo të largohet nga Roma.

Klubi i Inter-it ka shfaqur interes për sulmuesin boshnjak dhe po insiston që ta bëjë pjesë të tij për sezonin e ardhshëm.

Në një intervistë për “Sky Sport” trajneri i Romës Paulo Fonseca ka thënë se dëshiron që ta ketë ne skuadër boshnjakun për sezonin e ardhshëm.

“ Llogaritë unë i bëj dhe me të në skuadër.Dzeko është lojtar i ynë, derisa të ndodhë e kundërta. Loja jonë është e përqendruar tek ai, pa pasur vëmendjen tek merkato”. Ndër të tjera tekniku portugez tha se po përpiqet që të gjejë një mbrojtës qendrorë pas largimit të Manolas tek Napoli.

The post Fonseca i mbyll derën Interit: Dzeko është lojtari ynë appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----