Ballina Lajme Bota/Rajoni FMN zhbllokon fonde për 28 vendet më të varfëra

FMN zhbllokon fonde për 28 vendet më të varfëra

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Fondi Monetar Ndërkombëtar miratoi sot dhënien e një ndihme tjetër urgjente për 28 vende, mes më të varfërave në botë, për t’u mundësuar lehtësimin e borxhit të tyre dhe për t’i bërë ballë ndikimit të pandemisë së COVID-19.

Ky njoftim, që erdhi pas një mase të ngjashme të dekretuar në mes të muajit prill për 25 vende, do të ndihmojë këto vende për të mbuluar rimbursimin e borxhit të tyre ndaj FMN-së për gjashtë muajt e ardhshëm dhe do të lehtësojë burimet e tyre të pakta për përpjekjet përsa i përket urgjencës mjekësore dhe e ndihmës përballë pandemisë.

Njëzet e tetë vendet përfituese të kësaj kredie të dytë janë Afganistani, Benini, Burkina Faso, Burundi, Afrika Qendrore, Çadi, Komores, RD e KOngps, Xhibuti, Etiopia, Gambia, Guinea-Bisau, haiti, Liberia, Madagaskari, Malavi, Mozambiku, Nepali, Nigeria, Ruanda, Sao Tome dhe Principe, Sierra Leone, Ishujt Solomon, Taxhikistani, Tanzania, Togo dhe JEmeni.

---- ----
----
----- ----
-----