Ballina Sport Florian Marku “i pamëshirshëm” në ring, fiton në pak sekonda me “KO”

Florian Marku “i pamëshirshëm” në ring, fiton në pak sekonda me “KO”

93
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kanë mjaftuar vetëm pak sekonda, që në raundin e pare, që gjyqtari të ndërpriste ndeshjen. Boksieri shqiptar Florian Marku ia ka dalë të mposhtë dhe të trimfojë me KO ndaj boksierit anglez Muma Mweembin.

Marku ngjitej në ring pas një periudhe pushimi, por mungesa nuk i kishte zbehur aspak aftësitë e gjigandit kuqezi, i cili vijon të jetë dominues dhe të bëjë krenarë shqiptarët anë e mbarë botës.

Për 28-vjeçarin Marku, ky ishte dueli i 7-të si profesionist në karrierën e tij, në më pak se një vit në ringun ndërkombëtar. Pesë nga këto ndeshje, ai i ka fituar me KO, duke treguar se meriton të ngjisë shkallët në peshën “velter”, ku po garon boksieri shqiptar.

Boksieri shqiptar Florian Marku, menjëherë pas fitores, u shpreh: “Faleminderit për përkrahjen. Kjo është ajo që unë dua. Kjo është jeta ime. Ky nuk është hobi, kjo për mua është mbijetesë.

E jap tërë jetën për këtë. Nuk kam asgjë personale me kundërshtarin. Në momentin që i ve këto doreza është si të montoj dinamitin. Prisja që kundërshtari të binte në tokë në momentin që ta godisja më mirë”.

Gjithashtu, Marku ftoi për t’u ngjitur në ring Konor Ben, për një përballje titanësh. Nëse boksieri britanik do e pranojë sfidën apo jo, kjo mbetet t’u parë.

---- ----
----
----- ----
-----