Ballina Showbiz Flori publikon këngën “Thjeshtë të du”

Flori publikon këngën “Thjeshtë të du”

16
SHPËRNDAJE

Flori ka sjell një këngë të re.

Flori Mumajesi është rikthyer me një tjetër baladë prekëse siç dinë vetëm ai.

Kantautori ka publikuar këngën ‘Thjeshtë të du’ e cila ka një histori të bukura dhe reale prapa vetës, shkruan Indeksonline.

Projekti i ri i Florit është një dedikim për dashurinë e biznesmenit të njohur kosovar, Petrit Kllokoqi dhe partneres së tij, Erza Peci.

Çifti kurorëzuan dashurinë e tyre vetëm pak javë më parë në një dasmë përrallore me një numër të madh të ftuarish në mesin e tyre edhe shumë emra të njohur të skenës tonë.

Dasma madhështore e cila do të mbete gjatë në mendje për shkak të organizimt dhe detajeve unike, janë padyshim çifti që mahnitën të gjithë.

Me veshje nga dizenjatorja e famshme dhe shumë e suksesshme kosovare, Blerina Kllokoqi-Rugova, nusja dukej si një princeshë e dalur nga përrallat.

Kënga ‘Thjesht të du’ ka pikërisht pamje të shkëputura nga dasma e paharrueshme e Petriti dhe Erzës dhe dashurisë së tyre.