Ballina Sport Florentino Perez konfirmohet president, sa shumë çështje duhet të zgjidhë

Florentino Perez konfirmohet president, sa shumë çështje duhet të zgjidhë

8
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Florentino Perez do të jetë president i Real Madrid deri në vitin 2025. Asnjë kandidat nuk është regjistruar për të rivalizuar me të dhe kështu bordi zgjedhor ka shpallur Perez presindent të klubit madrilen.

Kështu Perez do të vazhdojë të jetë në krye të klubit edhe për katër vite, ndërkohë që e ka drejtuar për 18 vite Realin dhe ka fituar shumë trofe, 26 me ekipin e futbollit dhe 21 me ekipin e basketbollit.

Tani ai ka detyra të tjera të vështira përpara dhe arritja e një stabiliteti financiar është kryesori. Stadiumi i ri pritet të sjellë të ardhura të rëndësishme, ndërkohë që Perez është një nga ata që kërkon Superligën e Europës, që t’u siguroja të tjera para klubeve të mëdha.

Sytë janë edhe nga merkato dhe Perez është nga ata që gjithmonë ka sjellë emra “big” te Reali. Tani në fokus janë Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, për të cilët spanjollët do të duhet të paguanin një mal me para që t’i kenë në skuadër.

Francezi është përparësia e Realit dhe vetë lojtari e ka shprehur se i pëlqen të bashkohet me ta. Edhe Haaland e dëshiron një lëvizje në Madrid dhe Mino Raiola po punon që ta ccojë Haaland në një klub më të madh se Dortmund.

Çështje të tjera për të zgjidhur janë ato të rinovimit me Sergio Ramos dhe e ardhmja e Zinedine Zidane. Admirimi i Perez për trajnerin është i madh, por gjatë këtij sezoni janë ngritur shumë pikëpyetje. Presidenti duhet të vërë së shpejti pikat mbi “i” për shumë çështje. /abcnews.al

The post Florentino Perez konfirmohet president, sa shumë çështje duhet të zgjidhë appeared first on Abc News.

---- ----
-----