Ballina Sport Flluska e bojkotit ka plasur! Kurban po bëhet Kokëdhima.. jo kokë-Duka

Flluska e bojkotit ka plasur! Kurban po bëhet Kokëdhima.. jo kokë-Duka

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Bojkoti ka dhënë një mësim shumë të rrezikshëm : pa futboll, Shqipëria duket sikur ka një hall … më pak! Janë tundur aq shumë themelet e kësaj perandorie , sa votohet nëpër sondazhe për fikjen e qiririt të fundit.

Dhe ata që e kursidën paralizën, profesorët  që i predikuan klubeve “vdekjen e përkohshme” për hir të revolucionit ekonomik, duket se janë bërë pishman dhe po driblojnë njëri- tjetrin me dopio gjashtën në dorë.

Loja e trukuar me bojkotin, nuk paska qënë dhe aq e lehtë sa dukej në letër, ku  Qeveria do të dorëzonte portën, kurse sulmuesit e bojkotit do të lëpinin gishtat me shijen e  golave të  tyre.

Në këto momente autogoli, loja nuk është më lart  midis Qeverisë dhe FSHF-së, Ligës apo shtrigës, por ka zbritur poshtë, me pyetjen fatale: kush është gabuesi i madh, Kokëdhima, frymëzuesi teorik i bojkotit, apo vetë presidenti Duka, komandanti i ushtrisë së lodhur.

Siç e do zakoni, që shefat kanë lindur për të mos gabuar, siç ka ndodhur në këto dy dekada me rrokapujat e Kombëtares apo me rrokadat e trajnerëve, presidenti do të mbetet përsëri i “virgjër” dhe si pengmarrës do të bëhet kurban Kokëdhima.

Fakti që qënka  shtyrë protesta , që do të bëhej  duke “qëlluar” me topa  futbolli portën e  Kryeministrisë, gjoja në emër të ndeshjeve të Kombëtares, dëshmon për zbythjen strategjike të kokave të futbollit.

Pale kur mendon se loja po mban erë  edhe për shkak të UEFA-s, ajo që na syrgjynosi për 10 vite nga toka e saj, po na dënon përsëri, edhe brënda vendit,  me qëndrimin e saj laviresk!

Fati ynë s’ka të paguar:  kur fajin e kishte Shteti, UEFA na kërcënonte me përjashtim nga aktiviteti, tani që fajin e ka vetë pronarët e futbollit ..ata dërgojnë letra dashurie që palët të puthen prapë, të “shtrihen” në krevat ..si në kohën e stadiumeve! (Sfidanti.al)

---- ----
----
----- ----
-----