Ballina Sport Flick dhe Lopetegui i kundërvihen njëri-tjetrit për finalen e Superkupës

Flick dhe Lopetegui i kundërvihen njëri-tjetrit për finalen e Superkupës

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Hans-Dieter Flick ka lavdëruar lojtarët e tij, të cilët fituan Superkupën e UEFA-s kundër Sevilla. Skuadra gjermane rrëmbeu triumfin 2-1 në kohën shtesë, kur Javi Martinez, i ardhur si zëvendësues, shënoi golin e fitores. Flick pranoi që lojtarët e tij ishin të ngadaltë në fillimin e ndeshjes në “Puskas Arena” të Budapestit:

“U deshën 15 minutat e para që ne të futeshim në lojë. Ishte shumë mirë për mua ta shihja ekipin duke u përpjekur të futej në mentalitetin e vet dhe të kishte sukses. Në fund, lojtarët e mi kaluan barrierën e lodhjes fizike për të fituar”.

Trajneri i Sevilla, Julen Lopetegui, ishte mirënjohës që kishte sfiduar me dinjitet “ekipin më të mirë në Europë” gjatë pjesës më të madhe të lojës, por përsëri vuri në dukje hidhërimin e humbjes: “Gjithmonë dhemb, kur humbet në futboll; veçanërisht në një finale, të cilën kishim shanse për ta fituar.

Ne duhej të vuanim dhe ishim në gjendje t’i lëndonim bavarezët. Ata morën fitoren kur më së paku dukej e mundshme kjo. Kemi vetëm 12 ditë që jemi kthyer në stërvitje dhe treguam se mund t’i bëjmë ballë ekipit më të mirë në Europë, ta çojmë finalen në kohën shtesë”.

 

---- ----
----
----- ----
-----