Ballina Lajme Bota/Rajoni Flet pacienti “një” në Itali: Dëshira ime e vetme, të shoh lindjen...

Flet pacienti “një” në Itali: Dëshira ime e vetme, të shoh lindjen e sime bije!

40
SHPËRNDAJE

Doli përpara 11 ditësh nga terapia intensive në spitalin San Matteo di Pavia dhe tani, pas një muaji më në fund është mirë dhe shumë shpejt, do të mund të takojë sërish të shoqen. “Dëshira ime e vetme është të asistoj në lindjen e sime bije. Mjekët më kanë siguruar se do t`ia dal”; këto janë fjalët e Mattias, pacienti “1” i Codognos në Itali, i cili që prej 22 shkurt ishte shtruar në spital në gjendje të rëndë. E shoqja është në fundin e shtatzanisë dhe për momentin, shihen vetëm përmes xhamit.

Mattia e mori veten me shumë vështirësi. Iu deshën 28 ditë të gjata që të shërohej. Tani nuk i mban dot lotët nga lumturia, sepse është gjallë dhe do të shohë të bijën. Drejtori i spitalit të Codognos, Stefano Paglia, që kur shpërtheu epidemia nuk është kthyer më në shtëpi, sepse sic thotë, “e njeh agresivitetin e sëmundjes”.

“Po gabuam përsëri, mund të na shfarosë të gjithëve”, thotë ai, ndërsa kërkon që mjekët të shpëtojnë sa më shumë jetë që të munden, të qëndrojnë në punë e të ndajnë me njëri tjetrin cdo informacion të ri që zbulojnë.

-----