Ballina Lajme nacionale Flet këshilltari i Kadri Veselit: Akuzat me prapavijë politike, ja çfarë dyshoj

Flet këshilltari i Kadri Veselit: Akuzat me prapavijë politike, ja çfarë dyshoj

52
SHPËRNDAJE

Adri Nurellari, këshilltari i kreut të PDK, Kadri Veseli, i ftuar në emisionin “Open” foli për aktakuzat për krime lufte nga Gjykata Speciale.

Pyetja që nuk dinë t’i japin përgjigje, Nurellari thotë se është “pse ndodhi pikërisht tani”.

Ai shprehet se mund të ketë prapavijë politike që ndodhi 3 ditë përpara takimit në SHBA, pasi në listën e aktakuzave nuk kanë dalë emrat e plotë, por vetëm ato të Thaçit e Veselit.

“Aktakuza është dërguar më datë 24 dhe nuk ka pasur arsye që të shpallej, duket si rastësi që 3 ditë përpara këtij evenimenti në SHBA. Nuk janë justifikime që këto akuza të shpallen edhe njëherë. Aty janë shpallur vetëm 2 emra ndërkohë që ka 8 emra.

Ajo që vë në dyshim këtë që ndodhi, pse nuk bëhet e plotë akuza, të jepen të gjitha emrat. Prandaj shtohen dyshimet për këtë.

Dyshimet e mia janë shumë, nuk e di të them me hollësi, ndoshta tensione mes palëve. Ajo që është e dukshme është që është rishpallje për të njëjtën gjë, e që nuk ndodh në një ditë rastësore, por 3 ditë para takimit në SHBA. Mendoj se ka prapavijë politike,” tha Nurellari.

-----