Ballina Lajme Bota/Rajoni “Flemë në rrugë, hamë…”/ Pamjet rrëqethëse të emigrantëve të bllokuar në kufirin...

“Flemë në rrugë, hamë…”/ Pamjet rrëqethëse të emigrantëve të bllokuar në kufirin Turqi-Greqi

22
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Mijëra emigrantë, shumica e tyre nga Siria, Afganistani, Pakistani dhe Irani janë “vërshuar” drejt kufirit që ndanë Turqinë dhe Greqinë, pasi qeveria turke njoftoi më 28 shkurt se nuk do t’i ndalonte më emigrantët të kalonin në Evropë.

Refugjatët e bllokuar në kufi, ndajnë me botën rrëfimet e tyre, kryesisht kushtet e vështira që ata po kalojnë, si dhe përjetimet e tyre të këqija me rojet e dhunshme kufitare greke.

Disa prej emigrantëve të bllokuar në vendkalimin kufitar në Pazarkule, kanë publikuar në rrjetet sociale përpjekjet e tyre për të kaluar lumin Meriç, i cili ndan Greqinë dhe Turqinë.

Pamjet e tyre shfaqin burra të rinj dhe familje me fëmijë që jetojnë në kushte të vështira afër fushave.

Disa emigrantë që u përpoqën të kalonin kufirin në këtë vend thanë për France24 se shumë njerëz po flinin nën qese plastike, shkruan Telegraf.

“Djegim dru çdo natë për t’u ngrohur”

Sasan është një 32-vjeçar nga Irani që jeton në Turqi në katër vitet e fundit.

Ai po studionte për t’u bërë një mjeshtër në Kayseri, qytet ky rreth 1,000 kilometra larg Pazarkule, kur vendosi të udhëtojë për në Evropë.

“Kur qeveria turke njoftoi se do të hapnin kufijtë, unë nuk hezitova. Jetoja në Kayseri me familjen dhe disa miq. Vendosem të merrnim një minibus dhe të niseshim drejt Evropës”, ka thënë ai.

“Tendat i morëm me vete, mbledhim dru për të ndezur zjarr çdo natë. Qeveria turke shpërndan ushqim, mirëpo nuk na mjafton, ndërsa na duhet të radhitemi me orë të tëra për të marrë ndonjë gjë. Kështu ne bëjmë udhëtime në qytetet dhe fshatrat fqinje për të marrë furnizime”, ka shtuar ai.

“Fëmijët qajnë gjatë gjithë kohës”

Me origjinë nga Afganistani, Muhittin, 21 vjeç kaloi tri ditë në Pazarkule duke u përpjekur të kalonte kufirin, ndërsa hoqi dorë dhe iu kthye punës si kamerier në një shisha bar në Stamboll.

“Erdha në Turqi vetëm pasi mbarova shkollën e mesme. Ëndrra ime është të arrij në Evropë, idealisht në Francë apo Gjermani. Kur arrita në Pazarkule, nuk kisha asgjë, madje as një tendë, kështu që më duhej të flija në tokë. Mbulohesha sa më mirë që mundja me një pëlhurë plastike, por kisha ftohtë natën”, ka thënë Muhittin.

---- ----
----
-----
-----