Ballina Shëndetësi Flasin ekspertët/ Cigaret elektronike ndikojnë në përhapjen e koronavirusit

Flasin ekspertët/ Cigaret elektronike ndikojnë në përhapjen e koronavirusit

27
SHPËRNDAJE

Koronavirusi sëmundja më e frikshme e këtij shekulli, është ende në fazat e para të studimit dhe shkencëtarët akoma nuk janë të bindur për mënyra se si po përhapet ky virus, në Nju Jork ka nisur një debat në lidhje me efektet që mund të japin cigaret elektronike. Kryebashkiaku Bill de Blaso, sipas një artikulli të Bloomberg, e drejtoi gishtin pikërisht kundër kësaj industrie, të kompanive cigaresh që tregtojnë cigaret elektronike, pasi rastit ku një 22-vjeçar në spital u shtrua në spital i preku nga Covid-19. “Mendojmë se shkaku është pikërisht se avujt e cigares ndikojnë në këtë situatë, duke infektuar me Covid-19”, tha de Blaso.

Zyrtarët e shëndetit publik dhe shkencëtarët e hulumtimit pranojnë se studimi i koronavirusit është ende në fillimet e tij. Kështu është edhe avujt e cigares, kjo të paktën krahasuar me pirjen e duhanit. Por shumë thonë se provat ekzistuese nga sëmundje si tuberkulozi, bronkiti dhe pneumonia janë mjaft të forta që ata të bëjnë rekomandime për publikun. Çdo  gjë që i bën mushkëritë më pak të shëndetshme, thonë ata, do të dobësojnë shanset e prekurve kundër një sëmundjeje vdekjeprurëse të frymëmarrjes si Covid-19.

FDA-ja thotë se pirja e duhanit mund të rezultojë në “rezultate më të këqija” për njerëzit me Covid-19, sepse rrit rrezikun e infeksioneve të frymëmarrjes, për shembull, dhe përdorimi i cigareve elektronike mund të ekspozojë mushkëritë te kimikatet toksike, me efekte të panjohura për njerëzit që marrin virus.

Klinika Cleveland ka thënë se “aldehidet (pjesë e karbonit) dhe përbërësit e tjerë në lëngjet avulluese mund të dëmtojnë funksionimin imunitar të qelizave që gjenden në rrugët e frymëmarrjes dhe mushkëritë.” Dhe Shoqata Kanadeze e Pediatërve thotë se avullimi ose pirja e duhanit, përfshirë kanabis, mund t’i vendosë të rinjtë në rrezik të shtuar të infeksionit të rëndë koronavirus.

-----