Ballina AKTUALE Flamuri kombëtar vendoset në godinen e komunës të Bujanocit, mediat Serbe komentojn...

Flamuri kombëtar vendoset në godinen e komunës të Bujanocit, mediat Serbe komentojn (Foto)

315
SHPËRNDAJE

Sot Shqipëria feston 28 nëntorin, festën e shpalljes së Pavarësisë.Si shkak i tërmetit që ka ndodhur, pas shumë dëmeve të shkaktuara dhe viktimave, Shqipëria nuk e feston këtë datë.


Edhe pse nuk po festohet, urimet për 107 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë nuk kanë munguar.

Komuna e Bujanocit, si shenjë respekti sot në orët e para të mengjesit ka vendosur flamurin kuq e zi në ndertesën e komunës  për të shënuar këtë festë kombetare. Kjo gjë ka ngjallur reagime nga mediat Serbe sikur gjithmonë, portali Blic i ka kushtuar një artikull.

“Flamuri shqiptar në ndërtesën komunale në Bujanoc’’, mban titullin artikulli i shkruar nga portali serb.

Edhe pse për këtë ditë ishte paralajmruar një protestë në Luginën e Preshevës, po për shkak tëtermetit që preku shtetin e Shqipëries, kjo protestë u anulua./BujanociNet/