Ballina Sport Flamur Golemi: Ja plani për ringritjen e Luftëtarit nga rrënimi që na...

Flamur Golemi: Ja plani për ringritjen e Luftëtarit nga rrënimi që na lanë dhe rikthimin në elitën e futbollit shqiptar

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, pak ditë më parë dha lajmin e mirë për sportdashësit gjirokastrit ku miratua krijimi i Fondacionit “Akademia e Futbollit Luftëtari”, që do të ringrejë ekipin.

Keqmenaxhimi dhe abuzimet që u kryhen nga bashkia dhe presidenca e larguar, bëri që klubi i Luftëtarit të kishte një numër të madh borxhesh dhe për këto abuzime kryebashkiaku Golemi ka paditur ish kryetaren Zamira Rami, ish presidentin Grigor Tavon dhe administratorin Bekim Haliaj.

----

Gjatë ditës së sotme kryebashkiaku Golemi ka zhilluar takime me përfaqësuesit e Akademisë së Futbollit Luftëtari, për të bashkëbiseduar për planin e ringritjes së ekipit nga rrënimi që u la nga financuesit e kaluar.

“Në buxhetin lokal 2021 do të financojmë zhvillimin e sportit dhe aktivitetin e Akademisë së Futbollit Luftëtari. Bashkëbisedova me përfaqësues të AF Luftëtari, për ringritjen e ekipit nga rrënimi që na lanë dhe rikthimin në elitën e futbollit shqiptar.

Me mbështetjen e të mirënjohurve Hitaj, Hysi, donatorëve si Vaskë Karanxha, futbollistëve në vite dhe sportëdashësve, do të shohim sërish Luftëtarin e ndeshjeve të spikatura. Prioritet fëmijët dhe talentet e reja, që Gjirokastrës të mos i mungojnë futbollistët, për ta përfaqësuar në kompeticionet kombëtare.

Do të investojmë në Fushën e Vjetër të Sportit. Ripërtërijmë historikun 90 vjeçar të futbollit gjirokastrit!”, shkruan Golemi. (TemA)

 

----- ----