Ballina Lajme nacionale Flakët  dhe tymi “pushtojnë” kroçeren në ishullin e Korfuzit

Flakët  dhe tymi “pushtojnë” kroçeren në ishullin e Korfuzit

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Një kroçere është përfshirë nga zjarri në ishullin grek të Korfuzit. “Lyrica” ishte e ankoruar në portin e ishullit.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, raporton “protothema”, përcjell abcnews.al.

Në bordin e anijes turistike ishin 51 anëtarë të ekuipazhit dhe asnjë turist, ndërsa asnjë nuk ka pësuar lëndime.

Kroçera po qëndronte në port që prej 30 janarit dhe do të qëndronte gjatë, pasi në këtë periudhë janë ndaluar lundrimet për arsye turistike për shkak të pandemisë. Deri më tani nuk janë bërë me dije shkaqet e zjarrit. g.v/abcnews.al

 

The post Flakët  dhe tymi “pushtojnë” kroçeren në ishullin e Korfuzit appeared first on Abc News.

---- ----
-----