Ballina Showbiz Fjolla Morina shijon muajin e mjaltit nga arratia, merr surprizën e këndshme...

Fjolla Morina shijon muajin e mjaltit nga arratia, merr surprizën e këndshme nga biznesmeni

91
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Fjolla Morina dhe Fisnik Syla surprizuan ndjekësit pasi vendosën të martoheshin në Maldive. Një ditë pasi këngëtarja zbuloi se kishte marrë propozimin më romantik nga partneri i saj biznesmen, ata i thanë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni të thjeshtë në vendin magjik.

“Thashë po përgjithmonë. I vetmi person me të cilin do të kaloja jetën.”, është shprehur Fjolla krahas videove që publikoi në Instagram. Fjolla ka zbuluar se ka marrë një surprizë të këndshme nga Fisniku, pasi kanë darkuar buzë detit, në një ambient shumë romantik.

Pak kohë më parë, Fjolla zbuloi se si është njohur me Fisnikun. “Ne jemi njohur shumë kohë më parë në shoqëri të përbashkët, kemi qenë miq pastaj, jemi dashuruar shumë me njëri-tjetrin dhe sot jemi bashkë”, tregoi këngëtarja.

Kujtojmë që Fjolla ndodhet në kërkim nga policia pas thyerjes së masës së arrestit shtëpiak. Ajo u kap në pikën kufitare të Morinës vitin e kaluar me dy armë në çantë. Bashkë me të udhëtonte dhe partneri i saj, kohë kur u zbulua dhe lidhja e tyre e dashurisë. /abcnews.al

The post Fjolla Morina shijon muajin e mjaltit nga arratia, merr surprizën e këndshme nga biznesmeni appeared first on Abc News.

---- ----
-----