Ballina Sport “Fjeta sërish i qetë, shijoje finalen e parë”, Mount e Kroos “xixa”...

“Fjeta sërish i qetë, shijoje finalen e parë”, Mount e Kroos “xixa” pas gjysmëfinaleve

8
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Nuk pritej nga të gjithë, por Chelsea tregoi edhe një herë se me Tuchel janë një nga skuadrat më të mira në Europë, kur mundi pastër me shifrat 2-0 Real Madrid në gjysmëfinale të Champions League, duke arritur finalen e parë që nga viti 2012.

Ndeshje të tilla prodhojnë gjithnjë përplasje e polemika, teksa ishte Toni Kroos që në konferencën para ndeshjes u shpreh: “Në 15 vjet, asnjë nga lojtarët e tyre individualë nuk më ka hequr gjumin, ata luajnë mirë si skuadër, por nuk mund të veçoj asnjë prej tyre”.

Pas ndeshjes  në zonën miks të stadiumit foli një nga më të mirët e Chelseas, Mason Mount, që shënoi edhe golin e dytë në ndeshjen në Londër. Talenti ka një përgjigje direkte për Kroos, megjithëse zgjedh të mos ja përmendë emrin.

“Pashë një nga lojtarët e Real Madrid, duke thënë se asnjë nga lojtarët tanë nuk ja prish gjumin. Ndoshta e humb gjumin për gjithë skuadrën e Chelseas sepse mund të shënonim më shumë se 5 gola në atë ndeshje”, përgjigjet talenti i londinezëve.

Më pas, Kroos ka dashur vetë ta thotë fjalën e fundit dhe ka postuar në Twitter. “Po fle ende mirë, por bëre mirë dje. Urime! Paç fat në finalen tënde të parë të Champions League”, replikon Kroos me ironinë e tij të ftohte prej një gjermani. /abcnews.al

The post “Fjeta sërish i qetë, shijoje finalen e parë”, Mount e Kroos “xixa” pas gjysmëfinaleve appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----