Ballina Showbiz Fjalët prekëse të Lorit pas tërmetit: Ndjehem e pafuqishme

Fjalët prekëse të Lorit pas tërmetit: Ndjehem e pafuqishme

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Lori Hoxha shkruan fjalët prekëse pas tërmetit

Lori po kalon kohë me njerëzit më të dashur.

Me një foto të Sarës dhe dy vogëlushëve të saj, Lori ka zgjedhur të shkruajë disa fjalë pas tërmetit me bilanc tragjik që goditi vendin tonë.

Lori shkruan se ndihet e bekuar që ka pranë njerëzit e dashur dhe fjalët e saj të bëjnë të reflektosh në këto ditë të vështira.

“Ju uroj të gjithëve një dhjetor të qetë e të gëzuar. Ndihem shumë e bekuar që kam njerëzit e zemrës pranë, shëndoshë e mirë. Shumë prej nesh nuk e patën atë fat, ndaj falenderoj Zotin çdo ditë. Ndihem e pafuqishme ndaj çdo gjëje që po ndodh, por lutem (e jo vetëm) që situata të lehtësohet dhe mund të gëzojmë aq sa mundemi jetën që kemi fatin të kemi”, shkruan ajo.

Në këto ditë ku askush nuk po gjen paqe, të gjithë duhet të jemi mirënjohës që kemi afër ata që duam.

---- ----
----
-----
-----