Ballina Lajme nacionale Fjalët e para të Haradinaj pas zgjedhjeve

Fjalët e para të Haradinaj pas zgjedhjeve

31
SHPËRNDAJE

Haradinaj thotë se AAK ka rritje nuk flet për rezultate tjera.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në një konferencë për media pas mbylljes së vendvotimeve ka folur për procesin e sotëm zgjedhorë, raporton Gazeta Express.

Haradinaj nuk ka pranuar që të komentojë rezultatin, por thotë se është mirë se është votuar vetëm me dokumente të Kosovës.

“Nuk po i komentoj rezultatet tash, por, këto rezultate kanë dal në mënyrën më të mirë të mundshme, është votu vetëm me dokumente të Kosovës, edhe së fundmi më e rëndësishmja mandate është çdo herë më i sigurtë kur i kthehet popullit”, ka thënë ai.

I njëjti, ka shtuar se në këto zgjedhje hetohet një rritje për AAK-në.

“Hetohet një rritje për Aleancën për me dhanë rezultat është shtirë edhe fakti që kanë dal më shumë qytetarë është tepër i rëndësishëm”, ka thënë Haradinaj.

-----