Ballina Sport Fitorja me Torinon, titulli dhe rinovimi: Rrëfehet protagonisti Lautaro

Fitorja me Torinon, titulli dhe rinovimi: Rrëfehet protagonisti Lautaro

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Interi fitoi 1-2 në fushën e Torinos, u largua me tre pikë nga një fushë e komplikuar dhe siguroi fitoren e tetë radhazi në kampionat. Lautaro Martinez ishte protagonist me një penallti të fituar dhe një gol të shënuar.

Skuadra e Antonio Contes vazhdon t’i afrohet titullit kampion, që i mungon Interit prej vitit 2010, teksa sulmuesi argjentinas foli pas ndeshjes për fitoren, gjendjen e zikaltërve dhe rinovimin e tij.

TRIUMFI – “Fitorja ndaj Torinos vlen shumë, pasi e dinim që do të ishte një ndeshje shumë e vështirë. Torino kishte nevojë për pikë, por edhe ne kërkonim maksimumin për të vijuar kryesimin e Serie A. Hasëm vështirësi, por siguruam tre pikët dhe jemi të lumtur”.

TETË FITORE RADHAZI – “Stërvitemi çdo ditë për të bërë sa më mirë në ndeshje. E përgatitëm në një mënyrë ndryshe sfidën e sotme. Kemi nevojë për lojtarë me cilësi, zemër dhe të zgjuar. Po rritemi në këto aspekte, treguam edhe një herë se jemi në garë për diçka të rëndësishme”.

RINOVIMI – “Po punojmë në lidhje me rinovimin. Klubi ndodhet në vështirësi, ndërsa ne duhet të vazhdojmë të punojmë. Akordi do arrihet, jam i qetë”. /abcnews.al

The post Fitorja me Torinon, titulli dhe rinovimi: Rrëfehet protagonisti Lautaro appeared first on Abc News.

---- ----
-----