Ballina Sport Fitore historike për Sergio Ramos, vetëm Leo Messi mbi kapitenin e Realit

Fitore historike për Sergio Ramos, vetëm Leo Messi mbi kapitenin e Realit

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Sergio Ramos u rikthye titullar me Real Madrid pas një mungese për shkak të një dëmtimi. “Los Blancos” fituan 2-1 me përmbysje në shtëpi kundër Elches dhe ndodhen 6 pikë larg Atleticos Madrid të vendit të parë.

Tani do të shkarkohen të gjithë bateritë kundër Atalantës të martën në mbrëmje, me objektivin për të kaluar në çerekfinalet e Champions League. Suksesi i djeshëm mban Realin në garë për titullin, ndërsa feston edhe Sergio Ramos.

Mbrojtësi spanjoll, i cili është pjesë e kampionëve të Spanjës prej vitit 2005, regjistroi fitoren numër 334 në La Liga (315 me Realin dhe 19 me Sevilla), duke barazuar një legjendë si Iker Casillar. Vetëm Leo Messi numëron më shumë fitore se 34-vjeçari. /abcnews.al

The post Fitore historike për Sergio Ramos, vetëm Leo Messi mbi kapitenin e Realit appeared first on Abc News.

---- ----
-----