Ballina Sport Fitore e vuajtur, Interi mposht Veronën

Fitore e vuajtur, Interi mposht Veronën

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Inter ka marrë përkohësisht kreun e Serisë A pasi ka mundur 2-1 në transfertë Verona-n.

Një fitore e vuajtur për skuadrën e Antonio Conte-s, që ka arritur ta zhbllokojë ndeshjen me një gol të bukur të Lautaro Martinez në minutën e 52-të.

Kundërpërgjigjja e veronezëve ka qenë pothuajse e menjëhershme, me Ilic që ka përfituar nga një gafë e Handanovic në minutën e 63-të dhe ka barazuar rezultatin.

Goli që ka vendosur ndeshjen ka ardhur në minutën e 69-të nga Milan Skriniar, i cili ka mposhtur portierin Silvestri me një goditje të bukur me kokë.

Inter është ngjitur në vendin e parë me 33 pikë, duke shkuar dy pikë larg Milan-it që do të presë Lazio-n në San Siro mbrëmjen e sotme.

---- ----
----
-----
-----